logo

Ankth

logo
الكلمات
Ankth i gjatë, një ëndërr për çdo natë,

Sa hap sytë një tonelatë, me brenga pa afat më peshojnë,

Kalëroj buzë detit plot me shpresë,

Vazhdoj e nuk përtoj, nuk di a ka ndalesë, të pushoj

E dua një moment, e dua një qëllim,

Un' dua të arrij si një feniks

Të ngrihem, fluturoj, nga hiri të shkëlqej,

Mjerimin ta sfidoj pa u tremb

Un' dua të fitoj, un' dua të shënoj,

Derisa fryma të më mbajë

Un' dua të fitoj, un' dua të garoj,

Pa asnjë frikë, si një feniks

Një iluzion më shfaqet, nuk ndalon,

Çdo ditë mua më mallkon, nuk di si e duroj më mban si peng

Nuk e mbaj, më vjen që ta luftoj,

Ta mbys e ta shfaros, në grimca ta copëtoj e ta frymoj

E dua një moment, e dua një qëllim,

Un' dua të arrij si një feniks

Të ngrihem, fluturoj, nga hiri të shkëlqej,

Mjerimin ta sfidoj pa u tremb

Un' dua të fitoj, un' dua të shënoj,

Derisa fryma të më mbajë

Un' dua të fitoj, un' dua të garoj,

Pa asnjë frikë, si një feniks

Si një feniks

E dua një moment, e dua një qëllim,

Un' dua të arrij si një feniks

Të ngrihem, fluturoj, nga hiri të shkëlqej,

Mjerimin ta sfidoj pa u tremb

Un' dua të fitoj, un' dua të shënoj,

Derisa fryma të më mbajë

Un' dua të fitoj, un' dua të garoj,

Pa asnjë frikë, si një feniks

Ankth لـ KANITA - الكلمات والمقاطع