menu-iconlogo
logo

Nese Vdes E Re

logo
Letra
Sa herë kom dashtë

Fort me t'mbajtë

N'kamë me t'çu

Kur ki ra n'gjunjë

Mos me i lanë me t'keshë

Me t'rrxu

Por, ia kom tepru

S'kom mujtë

Nëse vdes e re

Lule mos t'më bijnë

E as te nishani

Mos t'ma qesin fotografinë

Nëse vdes e re

Për nder ty le ta dijnë

Se edhe pa plumba, pa thika

Po u vrajkan njerëzia

Nëse vdes e re

Sa herë kom dashtë

Fort me t'majtë

N'jetë me t'kthy

Kur je thy

Mos me i lanë me t'kesh

Me t'rrxu

Por, ia kom tepru

S'kom mujtë

Qysh po nihesh?

S'ki me kon me fol

S'më ke krahë

As shpinë të fortë

Veç shkruma aty te kryt

" O lodhë e s'ka mujtë mo"

(Nëse vdes e re)

Lule mos t'më bijnë

E as te nishani

Mos t'ma qesin fotografinë

Nëse vdes e re

Për nder ty le ta dijnë

Se edhe pa plumba, pa thika

Po u vrajkan njerëzia

Nese Vdes E Re de Tuna – Letras & Covers