menu-iconlogo
logo

Shiu

logo
Letra
Më lër të t'prek të t'ndjej

Për aq kohë sa ka mbetur

Dhe fundin ta gënjej

Mbi fytyrën tënde t'fjetur

Dhe t'vërtetën ta mbys

Me shokun tim të dehur

Por buzëqeshja ngrin

Pas fatkeqsisë sonë është fshehur

E shiu do t'i laj mëkatet tona

Do t'harrojmë netet e vona

Kur ti e shtrirë pranë meje

Më falje dashuri

Fotografitë në mur

Një ditë do t'zbehen

Nëse shkon e di s'do kthehesh

Prandaj të lutem rri

Veç edhe një natë

Veç edhe një natë

Veç edhe një natë

Veç edhe një natë

Wow

A do t'munden buzët tona

Të gjejnë shijen e dashurisë

A do të frikësohemi

Të besojmë ne të dy sërish

Pika shiu n'lëkurën tonë

Tek themi lamtumire

Vërshojnë çdo prekje çdo puthje

Në trupat tonë të mpirë

E ti buzëqesh për të fundit herë

E shiu do t'i laj mëkatet tona

Do t'harrojmë netet e vona

Kur ti e shtrirë pranë meje

Me falje dashuri

Ah

Fotografitë në mur

Një ditë do t'zbehen

Nëse shkon e di s'do kthehesh

Prandaj të lutem rri

Veç edhe një natë

Veç edhe një natë

Veç edhe një natë

Veç edhe një natë

Wow